Dash Sula portier, Korreshi e Shalsi në sulm! Por deputetët e Kosovës mposhtin 5-0 kolegët shqiptarë (VIDEO)

Këto ditë kur futbolli është kryefjala evropiane, një ndeshje jashtë programit të këtij turneu ka tërhequr vëmendjen e sportdashësve. Deputetët e Kosovës bashkë me deputetët e Shqipërisë kanë luajtur në një ndeshje futbolli sot në stadiumin e Hajvalisë.

Deputetët e Kosovës tregojnë “forcën” ndaj atyre të Shqipërisë, duke fituar me rezultatin 5:0. Kapiteni i Kosovës Dimal Basha, nisi serinë e golave në minutën e 5, për të vazhduar pastaj dhe me dy gola tjerë dhe duke e kompletuar “het trikun” e tij.

Rezultati ishte i thellë i deputetëve të Kosovës, ku mposhtën homologët e Shqipërisë me rezultat 5:0. Kjo ndeshje u zhvillua në shënim të 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës.

Pas lojës, kryeparlamentari Konjufca tha, se ishte një lojë shumë e mirë dhe se do shikojmë që të vazhdohen me takime të tilla dhe në të ardhmen.

Fusha e blertë i ka bashkuar të gjithë në një ekip. Kurse Kapiteni i parë nga parlamenti i Shqipërisë, Blendi Çuçi  tha se pavarësisht rezultatit, ne ishim dhe më pak të përgatitur se koleget nga Prishtina.

Ai tha se ndeshja kthyese do të zhvillohet në muajin tetor në Tirane, më shpresë që do të kemi një ekip më të mirë. Ai shiritin e kapitenit ja dorëzoi kolegut nga opozita, deputetit Hoxha.

Ndërkaq, kapiteni i parlamentit të Kosovës, Dimal Basha, tha se nuk kanë rëndësi golat që i shënova, por bashkëpunimi vëllazëror mes dy parlamenteve, përfshi këtu punën në komisione nga segmente të ndryshme.

Sipas kryeparlamentarit Konjufca dhe Çuçit, ata do te kërkojmë që në të ardhmen pjesë e këtij organizimi të bëhen edhe parlamentet e tjera të rajonit tonë.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com