Pas vendimit tē Sekretariatit të Etikēs për tē përjashtuar 19 deputetē të opozitës si pasojê e kaosit nē kuvend seancën e shkuar, deputeti Dashnor Sula nuk ka kursyer akuzat ndaj kolegēve tē mazhorancës. Madje Sula, i ftuar nē Breaking me Dafina Hysên nē Top News, ironizoi duke thënë se ndihet në siklet ndaj kolegëve, pasi nuk ēshtë pērjashtuar asnjëherē deri tani.
“Edhe unē isha aty. Pse nuk më përjashtuan mua? Më vjen dhe turp nga kolegët. Të enjten do përfshihem dhe unë, se këta tē shtyjnë me zor”.
Sipas deputetit Sula vendi ēshtē nē diktaturē dhe deputetët e mazhorancës ngrenē kartonin për gjithçka u kërkon kryeministri.
“Kētu s’ka logjikë, nuk funksionon mē asgjē. Unē shpreh keqardhjen ndaj deputetëve që firmosēn përjashtimin. Tre prej tyre, në Sekretariatin e Etikēs nuk e di kush janē, anonimē që përdoren vetēm për firmē. Janē “dele” pa aktivitet politik dhe pa kontribut nē kuvend”, tha deputeti Sula.
Lidhur me situatēn e krijuar, Sula u shpreh se po shihet si problem i opozitës, por nē fakt sipas tij mazhorancēs i ka hyrē frika në palcē.
Ndërsa analisti Poli Hoxha theksoi se kjo situatë ështē nē favor tē kryeministrit Rama, duke nēnvizuar se kapërcimi i krizës politike, nuk mund të vijē pa ndērhyrjen e faktorit ndërkombëtar.
/a.r