DASH ofron 12 milionë euro shpërblim kush jep informacion për kapjen e tre drejtuesve të një prej organizatave më të mëdha kriminale

Departamenti Amerikan i Shtetit ka ofruar 12 milionë dollarë shpërblim, kush jep informacion të saktë që mund të çojë në arrestimin e tre liderëve të organizatës më të madhe kriminale në Venezuelë, Tren de Aragua.

Me anë të një njoftimi thuhet se ofrohet deri në 5 milionë dollarë për Héctor Rusthenford Guerrero, deri në 4 milionë dollarë për Yohan Jose Romero dhe deri në 3 milionë dollarë për Giovanny San Vicente.

“Tren de Aragua është një organizatë kriminale transnacionale që filloi si një bandë burgu në burgun Tocorón në shtetin e Aragua në Venezuelë. Gjatë gjashtë viteve të fundit, kreu i Tren de Aragua, Niño Guerrero, ka zgjeruar rrjetin kriminal të grupit në të gjithë Amerikën e Jugut dhe së fundmi është shtrirë në veri në Amerikën Qendrore dhe Shtetet e Bashkuara”, thuhet në njoftimin e DASH.

Nëpërmjet bashkëpunimit me Policinë Kombëtare Kolumbiane (CNP), Shtetet e Bashkuara besojnë se drejtuesit e Tren de Aragua, Niño Guerrero dhe Giovanny janë në Kolumbi. Hetimi dhe inteligjenca identifikuan më tej bashkëthemeluesin e Tren de Aragua Johan Petrica si një tjetër udhëheqës të Tren de Aragua që besohet të jetë në Venezuelë.

Policia Kombëtare Kolumbiane ka qenë shumë e suksesshme gjatë vitit të kaluar në kapjen e shumë drejtuesve të Tren de Aragua dhe anëtarëve të dhunshëm në Kolumbi, duke përfshirë arrestimin më 27 qershor të Salomón Fernández Torres, i njohur ndryshe si “El Salomón”, një nga drejtuesit e Tren de Aragua në Bogota dhe Soacha.

Javën e kaluar, Policia Kombëtare Kolumbiane arrestoi bashkë-themeluesin e TdA, Larry Alvarez Nuñez, alias “Larry Changa”. Pas arrestimit të Fernández, kryetari i bashkisë së Bogotas, Carlos Fernando Galan, njoftoi se objektivi kryesore është arrestimi i Giovanny dhe liderit të Tren de Aragua, Niño Guerrero.

“Nëse keni informacion, ju lutemi kontaktoni FBI-në dhe Policinë Kolumbiane në +57 323 273 2168. Nëse ndodheni jashtë Kolumbisë ose Shteteve të Bashkuara, mund të vizitoni gjithashtu ambasadën  më të afërt amerikane ose kolumbiane.  Nëse jeni në Shtetet e Bashkuara, mund të kontaktoni edhe zyrën lokale të FBI-së në terren”, thuhet në njoftimin e DASH.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com