DASH fut në “listën e zezë” zyrtarin e qeverisë së Hungarisë, bashkëpunëtor i ngushtë i Viktor Orban

Departamenti i Thesarit në SHBA ka njoftuar të martën se ka vendosur sanksione ndaj zyrtarit të lartë të Qeverisë së Hungarisë, Antal Rogan, i cili dyshohet për përfshirje në korrupsion në Hungari.

Rogan është një bashkëpunëtorë i afërt i kryeministrit hungarez Viktor Orban si dhe drejton zyrën e kabinetit të tij.

Departamenti i Thesarit të SHBA-së akuzoi Rogan për përdorimin e postit të tij për përfitime financiare personale dhe për aleatët politikë.

“SHBA-të nuk do të hezitojnë t’i mbajnë përgjegjës individët, sikur Rogan, që përdorin fuqinë e zyrës së tyre për të pasuruar veten dhe aleatët në mënyrë ilegale në dëm të vendit dhe bashkëkombësve të tyre”, deklaroi Bradley T. Smith në detyrë në kuadër të Sekretariatit për Thesarin për Terrorizëm dhe Inteligjencë Financiare.

Marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Hungarisë janë tensionuar gjatë presidencës së Joe Biden, si pasojë e lidhjeve të afërta të Budapestit me Moskën edhe pas luftës në Ukrainë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com