Dalin detajet e reja nga hetimet e për Metën e Kryemadhin, Valteri tregon provat që ka zbuluar BKH

Ish-deputeti Halit Valteri ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vendin tonë. Në një intervistë për gazetën “SOT”, Valteri paralajmëron zhvillime të forta për dyshen e korruptuar, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhit si dhe për gjithë zinxhirin drejtues të LSI-së. Ai ka zbardhur detaje të reja nga hetimet e dosjeve të tyre korruptive.

Dosjen e lobimit në SHBA, i pari që e kallëzoi ishte Halit Valteri, i cili zbulon se letër-porositë që janë dërguar në SHBA për të marrë informacione për kontratat e lobimit kanë ardhur. Ai thotë se ka patur një përplasje të fortë mes Metës dhe Kryemadhit për shkak të faturave, të cilat kanë zbuluar oficerët e SPAK dhe të BKH-së për shkak të lobimit dhe për çështjen e operacioneve plastike të zonjës Kryemadhi.

Ish-deputeti u ndal dhe tek krimet që kohët e fundit kanë “pushtuar” Shqipërinë. Ai theksoi se duhet një gjak i ri në Policinë e Shtetit, në Prokurori, në Gjyqësor e gjithkund për të patur një vend më të mirë.

Sa i përket “fundosjes” së ish-kryeministrit Sali Berisha, ai tha se shumë shpejt do të kemi të faktuara qindra e mijëra para të përvetësuara, të cilat janë vjedhur gjatë kohës kur kanë ushtruar funksione publike si Sali Berisha dhe të afërmit e tij.

-Zoti Valteri, krimi duket se është ulur ”këmbëkryq” në Shqipëri. Disa të vrarë dhe disa të plagosur është bilanci i kësaj ditëve te fundit. A duhet të mbajë përgjegjësi ministri i Brendshëm, Drejtori i Policisë së Shtetit dhe zinxhiri drejtues?Ministri i Brendshëm sapo është emëruar dhe nuk ka lidhje me të kjo situatë por ka lidhje të bëj me përplasje të ndryshme, pasi nuk është hera e parë që ndodhin krime të tilla. Patjetër që duhet të mbajnë përgjegjësi drejtues të Policisë së Shtetit, shefa komisariatesh, i gjithë zinxhiri drejtues i Policisë së Shtetit, por ministri nuk ka lidhje me këtë situatë pasi nuk ka bërë akoma as një muaj në këtë detyrë.

Policia punon, policia ka zbardhur ngjarje të ndryshme por në Shqipëri nuk është hera e parë që ndodhin krime të tilla. Kjo ndodh dhe si pasojë e përgjimeve të “ENCRO CHAT” dhe “SKY EC”, që po bëhen, ku grupe të ndryshme kriminale kanë marrë vesh nga informacionet që janë përhapur për tradhti të ndryshme apo përplasje që kanë patur me njëri-tjetrin.

-Prej muajsh flitet se Policia e Shtetit është inkriminuar, madje shumë drejtues të lartë dhe efektivë policie kanë dalë në përgjimet e “Encro Chat” dhe “SKY EÇ” që bashkëpunojmë me krimin e organizuar. Si mund të pastrohet polica nga personat e inkriminuar?

Është shumë e thjeshtë, ata që do të dalin në përgjime do të dalin para drejtësisë. Kjo është diçka që mafja ka patur gjithmonë tentakulat e shtrira, o në drejtësi, o në polici, në të gjitha instancat e shtetit. Nuk ka asnjë shtet e asnjë qeveri që nuk e ka krimin e organizuar dhe mafjen që është futur dhe tenton të bëj për vete eksponent të ndryshëm të policisë apo të Gjykatës apo të instancave të shtetit. Detyra është që sa të zbulohen e të hetohen e të vihen para drejtësisë. Patjetër që duhet një gjak i ri në Policinë e Shtetit, në Prokurori, në Gjyqësor e gjithkund për të patur një Shqipëri më të mirë.

-SPAK ka lëshuar 30 masa arresti ndaj eksponentëve të krimit të organizuar, a mendoni se në fillim sezoni, Prokuroria e Posaçme do të kalojë goditjet në sferën politike, duke qenë se krimi ka lidhje të forta dhe me politikën?

Çdokush që ka lidhje me krimin, ka fituar para nga krimi i organizuar, nga tenderat publik, çdokush që e ka vendosur funksionin e tij që është mandatuar nga qytetarët dhe e ka vendosur funksionin e tij në funksion të krimit, në funksion të njerëzve të çilët kanë zhvatur buxhetin e shtetit dhe kanë përdorur këtë fuqi për se mbrapshti, patjetër që duhet të dënohen nga drejtësia e re.

-Pse Ilir Meta së fundmi është trembur dhe filloi sërish kërcënimet e forta ndaj SPAK. Madje ai tha se Altin Dumani po i bllokon llogaritë bankare? A po paralajmëron ish-presidenti sekuestrimin e pasurive të tij korruptive?

Ilir Meta është një viktimë politike që ecën në grahmat e fundit të tij, i cili e di shumë mirë se çfarë ka bërë, e di shumë mirë ku i pikon çatia e asaj shtëpisë që ka ndërtuar, e cila quhet herë LSI e herë PL. Ai e di shumë mirë që në 33-vite tranzicioni në Shqipëri ka patur postet më të larta drejtuese dhe i ka përdorur këto poste për të përfituar ekonomikisht dhe për të ngritur korporatën e tij familjare dhe për të ruajtur ‘status quonë’ e tij për të qenë gjithmonë pjesë e pushtetit.

Sot kemi një drejtësi e cila po e heton dhe kjo tregohet qartë me humbjen e qetësisë së tij, në sulmet që i bëhen drejtësisë, në sulmet që i bëhet kancelarive të ndryshme dhe aleatëve tonë në SHB të instaluar në Shqipëri. Ilir Meta është drejtë fundit dhe nuk e di se çfarë pret akoma SPAK-u kur faktet dhe provat i ka mbi tavolinë dhe bërtasin me të madhe që ish-presidenti është personi më i inkriminuar që ka patur politika shqiptare në mbi 100 mijë vite.

-Në dijeninë tuaj si po ecin hetimet ndaj çështjes së lobimit të parave për Ilir Metën dhe a mendoni se së shpejti do të shohim kërcitje prangash pas hetimeve që po zhvillon SPAK-u?

Në dijeninë time, letër-porositë që janë dërguar në SHBA për të marrë informacione për kontratat e lobimit kanë ardhur. Po hetohen nga prokurorët e SPAK dhe oficerët e BKH-së e mendoj se përpara se të mbaroj afati tre vjeçar i hetimeve të çështjes, do të kemi një rezultat. Mendoj se jo vetëm Ilir Meta por i gjithë zinxhiri drejtues i LSI-së, që kanë firmosur kontratat e lobimit të asaj kohe, do të vihen para drejtësisë dhe do të përballen me një akuzë të cilën do të vendosin prokurorët e SPAK se cila do të jetë.

-Nga ana tjetër, pre supozimi i ndarjes me zonjën Kryemadhi, a ishte kjo vetëm një shashkë për të sheshuar zërat e nga ana tjetër për të fituar kohë që të fshehin pasuritë korruptive?

Unë nuk e di, a është një divorc politik apo ekonomik që kanë ata me njëri-tjetrin por mesa di ka një përplasje të fortë për shkak të faturave, të cilat kanë zbuluar oficerët e SPAK dhe të BKH-së për shkak të lobimit dhe për çështjen e operacioneve plastike të zonjës Kryemadhi. Kështu që le të presim ditët në vijim se çfarë do të ndodhi dhe sesi do ta argumentojnë çifti më famëkeq në Shqipëri që kanë shpërdoruar paratë e vjedhura të shqiptarëve.

-Sakaq, nuk mbetet pas dhe zoti Berisha i cili po shtynë përballjen me drejtësisë pas fjalimeve të mbajtura nga ballkoni banesës, a po vijon hetimet SPAK me ritme të ngadalta ndaj çështjes “Partizani”, çfarë të rejash priten për të çuar ish-kryeministrin para dyerve të drejtësisë?

Çdo dosje e cila është në hetim, në fazë verifikimi, kam besimin e plotë se do të kemi të faktuara qindra e mijëra para të përvetësuara të cilat janë vjedhur gjatë kohës kur kanë ushtruar funksione publike si Sali Berisha dhe të afërmit e tij. Kështu që, le t’ia lënë drejtësisë dhe të presim rezultatet.

-Opozita vijon te jetë e përçarë. Si e shikoni ju ketë situatë dhe a duhet që opozita dhe të gjitha partitë të jenë bashkë si e vetmja mënyrë për të rrëzuar qeverinë?

Mua më vjen keq pasi një vend pa opozitë, prodhon një mazhorancë jo të përgjegjshme, një mazhorancë që nuk ka kush t’i kërkojë përgjegjësi por shumë e thjeshtë monopolizimi i opozitës nga familja Meta e Berisha, duke mos lejuar që të vazhdojë dhe të ketë një opozitë të bashkuar të cilët prodhojnë lider të ri dhe politika të reja ku të sfidojnë qeverinë e t’i vënë në dukje gabimet e qeverisë, kanë sjellë këtë opozitë e cila është ngujuar herë të paguar përballë Bashkisë së Tiranës nga eksponentë të majtë të lidhur me pushtetin për të dëmtuar kryetarin e bashkisë e rivalizuar atë e herë është ngujuar te ballkoni ku çdo ditë pastroi Berisha iu flet për fitoret imagjinare të cilat do të korrin ndaj zotit Rama.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com