Në “Ferma Vip” atmosfera mes konkurrentëve është me e qetë dhe duket se çdo mision kryhet në bashkëpunim mes tyre. Mirëpo ka dhe banorë që nuk kanë simpati për njëri-tjetrin dhe Ditea në rastin konkret ka folur me emra.
Fermerja thotë se nuk e duron dot është Xhesikën. Këtë gjë Ditea e ka treguar në një bisedë me Albanon dhe Dijonisin në oborr, ku ndër të tjera është shprehur se për te shmangur komunikimin me të është detyruar të dalë nga dhoma.
“Ka ditë që më bezdis Xhesi. Thjesht rri jashtë dhe nuk e dëgjoj fare. Nuk do kisha patur ndonjë herë kontakt me Xhesin. Nuk rri me njerëz që më prishin qetësinë dhe gjërat e mia jashtë. Ndërsa këtu nuk ke çfarë bën dhe do rrish. Kur ajo bën shumë zhurmë brenda dhe më bezdis, dalë jashtë”, tha Ditea.