Çuçi mbledh Grupin e PS, diskutohen projektligjet që do të shkojnë në seancën plenare të së mërkurës

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste zhvilloi sot mbledhjen e radhës.

Kryetari Bledi Çuçi diskutoi me deputetët agjendën e javës së re dhe projektligjet që shkojnë në seancën plenare, e cila do të mbahet ditën e mërkurë, datë 12 qershor.

Krahas raportimit të veprimtarisë vjetore të Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, raportit të ILDKPKI, pritet të diskutohet edhe projektligji për një ndryshim në aderimin e Shqipërisë në Konventën e Aviacionit Civil Ndërkombëtar.

Çuçi njoftoi deputetët për takimin që do të mbahet sot në sallën e seancave plenare në kuadër të Javës së Historisë dhe Kulturës Çame, asamblenë e Partisë Socialiste që do të zhvillohet nesër online dhe takimin festiv mbrëmjen e së mërkurës me rastin e 33 vjetorit të themelimit të PS.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com