Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi ka dënuar gjuhën e përdorur nga kreu i grupit të opozitës gjatë seancës së sotme.
“Nuk mundet asnjë deputet të flasë me atë gjuhë dhe të akuzojë me atë gjuhë”, tha Çuçi.
“Koha kur Damir Fazllic ulej në Këshilli e Sigurisë ka kaluar. Nuk ka krahasim të marrësh një njeri nga llumi i mafies sllave e ta vendosesh në krye të Këshillit të Sigurisë”, deklaroi kreu i grupit të PS.
Në përgjigje të akuzave të kryetarit të grupit të opozitës për ish-zyrtarin rumun, Çuçi sqaroi:
“Personi për të cilin kryetari i grupit kërkoi interpelancë është një ish-zyrtar i lartë i shërbimeve inteligjente, me gradën gjeneral që ka udhëhequr procese që lidhen me luftën kundër korrupsionit. Kryeministri shqiptar e ka marrë në këtë pozicion kur nuk ishte më në atë detyrë. Në momentin që kryeministri e ka marrë vesh këtë gjë, e ka larguar. Nëse akuzohet në vendin e tij, kjo është çështje e tij”, tha Çuçi