Deputeti Bledi Çuçi, drejtues politik i PS-së për Qarkun e Vlorës, tha se në zgjedhjet parlamentare të 2025-ës do të synohet të merren 9 mandate deputetësh në këtë qark.
Çuçi, i cili u caktua si drejtues politik në qarkun e Vlorës, duke zëvendësuar Blendi Klosin, tha se PS është një organizëm në zhvillim, ndërsa theksoi se sapo kemi dalë nga një proces rienergjizimi.
Çuçi dhe Blendi Klosi, Sekretar i Përgjithshëm i PS-së, ndodhen pasdite në Vlorë, në një takim me strukturat vendore të kësaj partie.
Klosi tha se objektivi në Vlorë është të marren 9 nga 12 mandatet, një objektiv shumë i vështirë, por jo i pamundur për tu arritur.