Çollaku-Bardhit: Bëjmë një draft të unifikuar për “Zgjedhoren”, largimi i Alibeajt do asgjësonte PD

Deputeti i Partisë Demokratike, mbështes i krahut të Lulzim Bashës, Kreshnik Çollaku, pa akuza dhe as sulme ka pasur një ftesë për dialog me palën tjetër të opozitës. Duke theksuar se mbështet propozimin e tyre për komisionet parlamentare, por jo aksionin në Kuvend, Çollaku i ka ftuar që të bashkëpunojnë për një draft të unifikuar sa i përket Reformës Zgjedhore. Kjo e fundit është shndërruar në një tjetër mjet për të shtuar konfliktin mes palëve, mirëpo për deputetin demokrat këtu ka vend për dialog dhe bashkëpunim.

Ai ishte i qartë në propozimin e tij, PD-ja zyrtare nuk lëviz nga kërkesat e saj, lista të hapura, vota e diasporës, votimi elektronik dhe kthimi në një zonë emërore dhe këtyre propozimeve, pala tjetër mund të shtojë atë që gjykon se është në të mirën e demokratëve dhe votuesve në tërësi.

“Pretendimi, i cili ka lidhje me përbërjen e Komisionet të Reformën Zgjedhore është i pandershëm, nëse Nikolla do pranonte emrat dhe listën e propozuar nga Bardhi, praktikisht do të asgjësonte nga asgjësimi PD-së, është cenim i të drejtës Kushtetuese. Në Komision të Reformës Zgjedhore përfaqësimi është gjithëpërfshirës, janë aleat, nuk ka asnjë pengesë për gjithpërfshirje, jemi totalisht të hapur që me kolegët e opozitës të shkojmë drejt një propozimi, i kemi bërë të artë opsionet e hapura dhe vetëm ato do mbështesim, jemi për lista të hapura, vota e diasporës, votimi elektronik dhe kthimi i në një zonë emrore, nëse kanë propozime janë të mirëpritur dhe të ulemi të bëjmë një draft të unifikuar, por beteja çohu prift ulu hoxhë, dëmton opozitës”, tha Çollaku në fjalën e tij pas përfundimit të seancës në Kuvend, që u shoqërua me kaos, por edhe ligje të miratua pa debate.

Ai tha se nga kjo betejë për karrige brenda opozitës, po i shërben vetëm mazhorancës, e cila nuk ka asnjë qëllim që të ndryshojë Reformën Zgjedhore.

“Mazhoranca dhe qeveria s’do ta ndryshojë këtë kod zgjedhor, konflikti brenda opozitës po rrezikon që t’ja japë këtë mundësi”, përfundoi deputeti demokrat.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com