Plot të papritura në “Big Brother Vip”. Pas skualifikimit të Egla Cenos një tjetër banore ka lënë shtëpinë më të famshme. Heidi Baci arriti të shtypte pulsantin e kuq dhe “Vëllai i Madh” i ka dhënë asaj mundësinë të shohë çfarë bëhet jashtë mureve të shtëpisë ku ajo është izoluar për më shumë se 2 muaj.
E monitoruar nga kamerat dhe produksioni, Heidi do të zhvendoset në studion e emisioniit “Ftesë në 5” për të dhënë një intervistë ekskluzive.