Policia spanjolle ka çmontuar një bandë kriminale për trafikimin e lëndëve narkotike.
Anëtarët e organizatës kriminale me origjinë shqiptare, holandeze dhe lituaneze importonin lëndën narkotike në përmes porteve spanjolle. Mediat vendase shkruajnë se gjatë një operacioni anti-drogë, autoritetet spanjolle sekeustruan 16 ton pelet për ngrohje, i cili në përbërje kishte lëndë narkotike.
Në kuadër të askionit policor, agjentët arrestuan pesë persona, të cilët dyshohet se janë anëtarë të bandës, e specializuar në trafikun e drogës në shkallë të gjerë përmes përdorimit të kontejnerëve. Pas verifikimit ku peleti reagoi pozitivisht ndaj testit të kokainës, janë sekuestruar 920 thasë me këtë produkt, me peshë 18 kilogramë secili, në total 16560 kilogramë.
Organizata kishte dy magazina industriale në Reus (Tarragona). Magazina e parë kishte për qëllim ruajtjen dhe ftohjen e lëndës, ndërsa e dyta përdorej për paketimin, mbylljen dhe ruajtjen e drogës pasi nxirrej nga materiali në të cilin ishte kamufluar.
Nga kontrollet e kryera janë sekuestruar 5 kilogramë drogë sintetike – speed dhe MDMA –, 3965 euro cash, material për prodhimin e lëndëve narkotike, një kamion dhe një automjet.
/a.r