“Çmendet” 36-vjeçari në Londër, plagos me shpatë disa persona

Disa persona, përfshirë dy oficerë policie, mbetën të plagosur këtë të martë në Londër, pasi u sulmuan me shpatë nga një person.

Ngjarja sa e rëndë dhe e pazakontë, ndodhi në lindje të kryeqytetit britanik, për shkaqe momentalisht të panjohura. Të paktën 5 persona u dërgua në spital, tha shërbimi i ambulancës, sipas BBC.

Policia u njoftua rreth orës 07:00 të mëngjesit për një person i cili përplasi makinën e tij në një shtëpi në Hainault. Më pas autori nisi të sulmonte kë i doli para. 36-vjeçari u arrestua nga policia, ndërsa kjo e fundit thotë se ngjarja nuk ka lidhje me terrorizmin.

Kryebashkiaku i Londrës Sadiq Khan vlerësoi policinë dhe shërbimet e emergjencës për reagimin.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com