Cindy Marina zbulon planet për martesë dhe gjestin më të bukur që ka bërë Genari

Moderatorja Cindy Marina ka folur për jetën e saj personale dhe dashurinë, ndërsa ishte e ftuar në emisionin “Vizioni i Pasdites” të moderuar nga Brikena Prifti në Vizion Plus.

E pyetur nga moderatorja Brikena Prifti se cila është surpriza më e bukur që i ka bërë i dashuri i saj Genar Topalli, Cindy tregoi se ka qenë një letër të cilën ja ka shkruar në fillimet e lidhjes.

Ndërkohë Cindy Marina nuk përjashtoi as mundësinë e një kurorëzimi mes saj dhe Genarit vitin e  ardhshëm.

Pjesë nga biseda:

Brikena Prifti: Çfarë është dashuria për ty?

Sindy Marina: Dashuria është një gjë shumë e bukur. Të dashurosh dhe kur ke dashuri ke çdo gjë. Jam shumë e lumtur dhe mund të jetë një arsye pse kam qenë shumë e gatshme që kam ardhur në Shqipëri.

Brikena: Mund të kemi një kurorëzim në 2024?

Sindy: Po, pse jo.

Brikena: Është gati Genari?

Sindy: E kemi diskutuar.

Brikena: Si do të duhej të ishte propozimi ideal?

Sindy: Nuk e kam menduar shumë. Kam një shoqe që gjithmonë më flet për propozimin ideal. Do kisha dëshirë një gjë private.

Brikena: A është romantik Genari?

Sindy: Po.

Brikena: Cili është gjesti që të ka mbetur përzemër?

Sindy: Se di të them një në veçanti. Jam person që më pëlqejnë gjërat sentimentale. Më ka shkruar një letër në fillimet kur jemi njohur, ajo është gjëja që më ka pëlqyer më shumë.

Brikena: Disa fjali që ti do t’i ndash me publikun?

Cindy: Thjeshtë mënyra se si shprehet, ishte shumë bukur, e kam ruajtur patjetër, kaq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com