Çimi rri i mërzitur, Meritoni i qëndron afër: Jemi me ty!

Pasditen e sotme, Meritoni është munduar të qetësojë Çimin, banorin më të ri të shtëpisë teksa e ka gjetur këtë të fundit të qëndrojë i vetëm në një ‘cep’ të shtëpisë.

Siç e dimë, Çimi është bërë pjesë e shtëpisë në spektaklin e shkuar dhe përgjatë kësaj kohe të shkurtër nuk ka mundur ndoshta të përshtatet me kushtet apo me personalitetet e banorëve.

Për këtë arsye teksa kanë qëndruar në ambientet e jashtme të shtëpisë Meritoni i është shprehur Çimit: “Ti do të rrish afër meje dhe unë afër teje, deri sa të jemi në këtë shtëpi. Sepse të kemi shok. Dhe unë dhe Françeska dhe ty mos të të interesojë për asgjë. Mos të të shikoj më të shkosh atje të qëndrosh i vetëm.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com