CIFTIS 2024: Vëmendja tek forcat e reja prodhuese cilësore

Panairi Ndërkombëtar i Kinës për Tregtinë e Shërbimeve (CIFTIS) 2024 do të mbahet në Pekin nga 12 deri më 16 shtator.

Këtë vit, panairi do të nxjerrë në pah arritjet në lidhje me forcat e reja prodhuese cilësore dhe vendosmërinë e Kinës për të zgjeruar më tej politikën e saj të hapjes.

Ai gjithashtu do të shfaqë modele dhe formate të reja biznesi, të nxitura nga integrimi i forcave të reja prodhuese cilësore brenda industrisë së shërbimeve moderne, prodhimit të nivelit të lartë dhe bujqësisë moderne.

Inteligjenca artificiale dhe metaverset, interneti satelitor, të dhënat e mëdha dhe fuqia kompjuterike, teknologjia financiare dhe një sërë temash do të jenë pikat kryesore të Panairit

Panairi Ndërkombëtar për Tregtinë në Shërbime i Kinës është organizuar dhjetë herë me sukses, gjë që është pasqyrim i gjallë i zhvillimit me cilësi të lartë të sektorit të shërbimeve e të tregtisë së shërbimeve të Kinës, duke dhënë kontribut pozitiv për krijimin e ekonomisë së hapur. Kina do të promovojë zhvillimin me cilësi të lartë me anë të hapjes me nivel të lartë,nënvizoi presidenti kinez Xi Jinping në përshëndetjen drejtuar me rastin e hapjes së panairit. Kina është e gatshme që, bashkë me vendet e ndryshme, të ndjekë prirjen e globalizimit dhe të ndajë mundësitë, të diskutojë mbi bashkëpunimin, të nxitë zhvillimin dhe të kontribuojë në promovimin e rritjes ekonomike botërore e në përmirësimin e mirëqenies së popujve të të gjitha vendeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com