Chiara Ferrani dhe Fedez djegin Instagramin, publikojnë fotot nudo nga tualeti i shtëpisë

Chiara Ferrani dhe bashkëshorti i saj Fedez kanë bërë një postim zbulues në Instagram, duke pozuar pothuajse të zhveshur në tualetin e shtëpisë së tyre. Në imazhet e egra të ngarkuara nga Fedez, të cilat ai i shoqëroi me një emoji zemre, Ferrani shihet e veshur vetëm me të brendshme ngjyrë bezhë.

Chiara Ferrani dhe reperi janë bashkë prej shtatë vitesh. Jeta e influencueses italiane ndryshoi rrënjësisht në gusht të 2016-ës kur u njoh me këngëtarin. Të dy u njohën përmes një shoqërie të përbashkët, në një vend ku kishin shkuar për të ngrënë. Gjërat mes tyre u zhvilluan mjaft shpejt.“Ishte si dashuri me shikim të parë.

“Kishim dalë për drekë me të dhe me ish të dashurën e tij dhe me ish-partnerin dhe kolegen time. Kishim miq të përbashkët në shtator 2015. Më pas të dy u ndamë me njëri-tjetrin. Ne kishim shkruar një këngë verore që u bë hit në rrjetet sociale dhe ai më përmendi në këngën e tij në mënyrë qesharake. Që atëherë filluam të flisnim duke dërguar mesazhe. Ai më ftoi në darkë dhe unë pranova sepse ishte shumë i këndshëm dhe romantik, edhe pse nuk ishte tipi im fare”, kishte thënë Chiara në një intervistë për takimin që do të ndryshonte jetën e saj.

Kimia mes tyre ishte e tillë që një vit më vonë ata hodhën hapin e radhës në lidhjen e tyre, me fejesën në Verona. Dasma nuk vonoi. Në shtator 2018, ata u bashkuan zyrtarisht në martesë. Pesë muaj përpara se dashuria e tyre të ishte vulosur me ardhjen e djalit të tyre, Leo.

Ceremonia u zhvillua në Siçili, ku të ftuarit mbërritën me fluturime speciale dhe avionët ishin të zbukuruar me logon #TheFerragnez. Më shumë se 3 milionë ndjekës e ndoqën ceremoninë minutë pas minute.

Çifti e ndan jetën mes Los Anxhelosit dhe Italisë. Lumturia e tyre u rrit kur lindi fëmija i tyre i dytë, Vittoria./Liberale.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com