Pas “furtunës” mediatike për ndarjen e saj nga Fedez, blogerja italiane Chiara Ferragni duket se po gjen qetësinë e humbur prej kohësh tek fëmijët dhe familja e saj. Sot ajo feston 37 vjetorin e lindjes, ditëlindja e parë si beqare pas 7 vitesh martesë me reperin italian.
Ajo ka ndarë në rrjete sociale një foto të një torte me çokollatë dhe një qiri, ndërsa pranë kishte fëmijët e saj Leone dhe Vittoria: “Gjithçka që mund të dëshiroja është këtu”, ka shkruar ajo. Ndër të parat që i uroi publikisht ditëlindjen ishte e ëma Marina Di Guardo e cila postoi një sërë fotosh me vajzën e saj të madhe dhe komentin: “Urime dashuri”.
Më shumë sesa një urim për veten, mesazhi që shoqëroi foton, u interpretua si një thumb për ish-partnerin e saj Fedez.
“Kjo është një ditëlindje e veçantë për mua. Si grua dhe nënë, shoh se gjithçka që mund të dëshiroja është pikërisht këtu: dashuria e fëmijëve, familjes dhe miqve të mi pranë meje. Faleminderit të gjithëve që më dërgojnë dashurinë e tyre”, shkroi Chiara.
“Urime motër, të duam shumë” i është përgjigjur motra e saj Francesca Ferragni dhe asaj i janë bashkuar shumë emra të njohur (Laura Chiatti, Nilufar Addati, Valentina Barbieri, Ginevra Lamburschi e të tjerë) dhe shumë ndjekës.