Chang’e-6 – një mision i përparuar teknologjik

Si misioni më i përparuar teknologjik në historinë e industrisë hapësinore të Kinës, “Chang’e-6” realizoi për herë të parë në historinë e njerëzimit marrjen dhe sjelljen e mostrave nga ana e pasme e Hënës, duke vendosur një bazë të fortë për eksplorimin e ardhshëm të Hënës e të planeteve .

Gjatë 20 vjetëve të fundit, ky projekt ka shënuar përparime të mëdha në fusha të tilla si zbulimet shkencore, risitë teknologjike, zbatimi inxhinierik, transformimi i rezultateve dhe bashkëpunimi ndërkombëtar, duke ndjekur një rrugë me cilësi e efikasitet të lartë për eksplorimin e Hënës. Këto arritje kanë dhënë kontribute të rëndësishme për zhvillimin e industrisë hapësinore të Kinës dhe për eksplorimin

Duke përshëndetur në një takim me përfaqësues të këtij misioni presidenti Xi Jinping nënvizoi se projekti kinez i eksplorimit të Hënës ka ndjekur gjithmonë parimet e barazisë, përdorimit paqësor dhe bashkëpunimit me përfitime të ndërsjella. “Chang’e” nuk është vetëm i Kinës, por i gjithë njerëzimit, duke ofruar një platformë të gjerë për bashkëpunimin shkencor ndërkombëtar dhe duke kontribuuar me mençurinë e fuqinë kineze në eksplorimin global të hapësirës së thellë. “Ne duhet të vazhdojmë të mbajmë një qëndrim të hapur, të nxisim forma të ndryshme të bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e hapësirës, të ndajmë rezultatet e zhvillimit me vendet e tjera dhe të përmirësojmë qeverisjen e hapësirës, në mënyrë që përfitimet e teknologjisë hapësinore t’i shërbejnë më mirë njerëzimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com