Çfarë thotë babai i Heidit për Romeon? Flet e ëma e banores

E ftuara e radhës në “Cherry on Top” ishte Lajla Kamata, mamaja e Heidi Bacit e cila komentoi rreth lojës së Heidit në “BBV3”.

Mamaja e saj shprehet se kjo eksperiencë nuk ka qenë e lehtë as për familjen e Heidit e ndërsa thotë se Genti, babai i banores, nuk ka dashur të vijë surprizë në “BBV3” pasi nuk ka dashur që emri i tij të lidhej me Heidin si në rastin e parë që ndodhi në “Grande Fratello” teska sqaron se Genti nuk ka patur gisht në atë punë, pra me daljen e Heidit nga shtëpia.

Nëse Heidi do jetë në finale, mendoj se Genti do shkojë për surprizë. Nuk ka dashur që të lidhet emri i tij me Heidin si në rastin e parë. E ka pasur merakun, nuk është eksperiencë e lehtë. Genti ngaqë bëri suprizën dhe doli sikur po komandonte jetën e Heidit dhe nuk deshi të bënte të njëjtën gjë. Por realiteti nuk është ashtu, Heidi ka qenë totalisht e lirë”.

Siç e dimë Heidi ka krijuar një marrëdhënie me Romeon në “BBV3”, dhe Bora Zemani e ka pyetur mamin e Heidit se cili është mendimi i Gentit për Romeon dhe a do ta lërë Heidi Italinë pëe dashurinë?

Genti do të shprehet kur ta takojë Romeon. Nuk do ta them çfarë mendon, le ta thotë Genti vetë. E kuptoj nga gjestet që është e dashuruar. Duke njohur Heidin, ajo do ta ketë të vështirë ta leje Italianë se është e lidhur me punën me shkollën, me shoqërinë. Por nëse dashuria është e aq e fortë, ia lëmë Heidit”-tha Lajla.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com