Çfarë tha për të? Kim jep intervistën e parë pas diss-it të Taylor Swift

Kim Kardashian u shfaq si e ftuar në ‘Jimmy Kimmel Live’, duke e bërë këtë intervistën e saj të parë që kur Taylor Swift publikoi ‘The Tortured Poets Department’, një album që supozohet se përmban një këngë diss drejtuar yllit të “Keeping Up With The Kardashians” (lexo këtu).

Ikona e argëtimit u ul me Kimmel për të diskutuar se si ishte të jetosh pranë Madonna-s, modelet e reja të Skims dhe shumë gjëra të tjera.

Kimmel prezantoi një sërë temash dhe pyetjesh, por nuk u përfshi në dramën rreth Swift dhe Kardashian që u rishfaq me publikimin e këngës së fundit të albumit të Swift, “ThanK You AIMee”. Shkronjat e mëdha në titullin e këngës shqiptojnë “Kim” dhe fansat e Swift besojnë se kjo është diss për Kim.

Kujtojmë se ish-bashkëshorti i Kardashian, Kanye West publikoi “Famous” shtatë vjet më parë, një këngë që përmban tekstin: “Ndjehem sikur unë dhe Taylor mund të bëjmë akoma seks / Pse? Unë e bëra atë b**** të famshëm.”

Jo shumë kohë më vonë, Swift zbuloi se ajo nuk i dha leje Kanye-t të përdorte ato tekst në këngën e tij, për të cilën Kardashian këmbënguli që burri i saj i atëhershëm mori miratimin e Swift. Themeluesja e KKW Beauty publikoi një telefonatë të supozuar “të redaktuar” si “provë”. Swift më vonë pretendoi se telefonata në fjalë nuk ka ndodhur kurrë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com