Çfarë të pëlqen/bezdis nga Bardhi? Sara u shuan kureshtjen ndjekësve

Sara Gjordeni dhe Bardhi duket se po shijojnë romancën pasi eksperiencës në “Big Brother Vip” dhe dyshja po bashkëjetojnë. Ndjekësit kanë shfaqur interes të dinë më shumë për dy ish-banorët dhe për këtë Sara ka vendosur t’u përgjigjet disa pyetjeve në “Instastory”.

E pyetur se cila është gjëja që e i ka pëlqyer ose bezdisur më shumë te Bardhi pas bashkëjetesës, Sara përgjigjet:

“Pjesa e ditës ku ulemi dhe planifikojmë me shkrim çdo gjë duke pirë kafen është pjesa ime e preferuar. Më bezdisin ndonjëherë pjatat dhe rrobat që lë pas se e ka mendjen te tekstet që shkruan”

E pyetur se çfarë i pëlqen te Bardhi tani që e ke njohur më shumë jashtë dhe që në “Big” nuk e ka vënë re?

Sara përgjigjet: Ka shumë “nerv” jashtë. Përfshihet shumë më tepër. Lutet shumë dhe përmend Zotin për çdo vështirësi që hasim

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com