Çfarë ndodhi në ‘Ferma VIP’? Fjoralba shpërthen në lot dhe ndërpret emisionin


Rrëfimi i Albano Bogdos në “Ferma VIP” ka përlotur të gjithë të pranishmit në fermë por dhe në studio. Albano tregoi historinë e trishtë të jetës së tij, ndërsa shprehu dashurinë dhe falenderimin për nënën e tij.

Pas Albanos ishte radha e Bes Kallakut që të bënte fermerët e tjerë por edhe moderatoren Fjoralba Ponari që të lotonte, ndërsa po recitonte një poezi emocionuese për nënën.

Emocionet kanë qenë shumë të forta, aq sa moderatorja u detyrua të ndërpresë për pak çaste spektaklin dhe të kalojë në publicitet.

Albano Bogdo ka treguar se prindërit e tij janë ndarë dhe se pas 10 viteve ai është takuar me babain e tij kur ndodhej në Milano për një koncert.

Albano është shprehur se prindërit e tij janë çifti i parë që janë divorcuar në Sarandë në kohën e demokracisë.

Fermeri ka rrëfyer se ai ka qenë në moshën 12 vjeçare dhe i është dashur të punojë duke shitur akullore dhe banane anës detit.

Albano shprehet se në atë periudhë u kthye në burrin e shtëpisë për të ndihmuar familjen.

“Babai dhe mamaja ime janë çifti i parë që janë divorcuar në Sarandë në kohën e demokracisë. Dashamirësit të thonë je ti burr ii shtëpisë tani, dhe të jesh burr ii shtëpisë do të thot të punosh, të heqin nga fëmijëria. Lër librat merr një termuz dhe shit akullore. Ia kam ndjerë mungesën babait por nuk e kam shprehur asnjëherë. Armiku më i amdh që kam pasur ishte ai. Një dite e kemi kuptuar që nuk kishim asnjë armiqësi me njëri tjetrin. Filloi të më qante dhe më përqafoi, kisha 22 vite qe nuk e përqafoja, nuk e dija që më donte babai. Mamanë e kam dritën e syve, nuk e bënin dot 10 burra atë që ka bërë mamaja ime për mua”, ka rrëfyer ndër të tjera Albano.


c

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com