Çfarë po ndodh me “Terminatorin”? Siç mësoi BILD, Arnold Schwarzenegger u mbajt në aeroportin e Mynihut për disa orë.
Në një foto të publikuar nga BILD, ylli i Hollivudit shihet me dy doganierë.
Ai qëndroi me ta për rreth tre orë pasi u ul në aeroport në orën 13:45.
Për çfarë bëhet fjalë?
Sipas raportimeve, aktori i njohur posedonte një orë luksoze të markës Audemars Piguet, e destinuar për një ankand në Austri.
Thesari do të nxirret në ankand nesër, të enjten, në një darkë përpara fillimit zyrtar të samitit të Klimës.
Schwarzenegger fillimisht tërhoqi vëmendjen e doganierëve, të cilët e njohën super VIP-in.
E ndaluan dhe i kërkuan të hapte çantat. Sipas informacioneve të BILD, ishte një kontroll pa ndonjë arsye specifike. Më pas doganierët zbuluan në bagazh orën e vlefshme luksoze.
Ky është një produkt i bërë me porosi, me të vërtetë unik. Audemars Piguet e prodhoi atë posaçërisht për Arnold.
Tani ai po nxjerr në ankand orën unike nga koleksioni i tij privat.
Sipas informacioneve të BILD, gjiganti i aktrimit Arnold Schwarzenegger fillimisht ishte i qetë, por më pas koha dhe procedura e nervozuan.
Në orën 16:45 ai u la i lirë./m.j