Pak momente më herët, Heidi dhe Liami kanë patur një ‘përplasje’ me njëri-tjetrin.
Teksa Liami ka qenë duke folur, Heidi ka qëndruar përballë tij duke konsumuar diçka dhe duke ‘kërcyer’ ku kjo gjë e ka ‘acaruar’ Liamin, i cili e ka konsideruar këtë veprim të sajin si një mungesë respekti ndaj tij.
“Unë do të flas e do të të bëj ty që o zot o zot, do të bëj njeri se je mësuar kështu… Do të të drejtoj, që të rrish drejt kur të flasësh me mua, që të mësosh çfarë është respekti. Nuk e di unë me çfarë je marrë jashtë ti. Se i kam kap ca lëvizje të trupit tënd, që më tregojnë shumë gjëra… modele.”- ka thënë Liami.
Kaq ka mjaftuar që Heidi të përlotet dhe pse Graciano së bashku me Julin janë munduar ta qetësojnë atë.
Pas kësaj Juli ka reaguar ashpër ndaj Liamit dhe i ka dalë më mbrojtje Heidit duke u shprehur se ky gjest i Liamit ishte shumë i dobët.