Mbretëresha Elizabeth II e mirëpriti ngrohtësisht Meghan Markle në familjen mbretërore pasi aktorja filloi të takohej me Princin Harry, sipas një eksperti mbretëror në Mbretërinë e Bashkuar.
Mbretëresha e ndjerë Elizabeth II mendonte se Meghan Markle do të ishte “një frymë e freskët” dhe “një pasuri e madhe për Monarkinë”-shprehej eksperti mbretëror. Princi Harry dhe Meghan e quajtën vajzën e tyre Lilibet si një shpërblim për stërgjyshen e saj nga babai, Mbretëresha Elizabeth II, e cila mirëpriti ngrohtësisht Meghanin në familje pasi e takoi për herë të parë dhe e lejoi të bashkohej me Harry-n për të festuar Krishtlindjet në Sandringham në vitin 2017, pesë muaj para dasmës së tyre në Kapelën e Saint George.
Ky ishte një veprim i paprecedentë nga Mbretëresha, pasi në të kaluarën gratë e tjera që janë martuar në Windsor, si Kate Middleton dhe Sophie Rhys-Jones, duhet të prisnin deri pas dasmës së tyre për t’u ftuar në Krishtlindje. Pas më shumë se dy vitesh nga humbja e saj, ditarët personal të Mbretëreshës priten të bëhen publikë. Megjithatë, përmbajtja e këtyre shkrimeve private nuk do të jetë e hapur për të gjithë, por do të lexohet, analizohen dhe interpretohen nga biografë të specializuar, duke ofruar një pasqyrë të thellë të jetës private të Mbretëreshës. Sipas biografit mbretëror Robert Hardman, çdo monark ka pasur një historian të emëruar për të kronizuar jetën e paraardhësve të tij.
I fundit, rasti i Mbretit George VI, babai i Mbretëreshës Elizabeth, është dokumentuar në vitet 1950. Tani, mbreti Charles III po përgatitet të ndjekë këtë traditë dhe të bëjë të njohura për publikun shkrimet dhe kujtimet që kanë formuar historinë e familjes mbretërore. Ndërkaq, një copë shumë e rrallë e tortës së dasmës së Mbretëreshës Elizabeth II dhe Princit Philip, e ruajtur për 77 vite, është shitur për 2800$ në një ankand të organizuar nga shtëpia Reeman Dansie. Kjo copë, e cila tani nuk mund të konsumohet, është mbajtur e paketuar me kujdes që nga dita e dasmës mbretërore më 20 nëntor 1947./ TAR