Çfarë duhet të bëni në muajin e fundit të këtij viti, që Viti i Ri t’ju gjejë pa stres

Tashmë ka filluar numërimi mbrapsht deri në përfundim të vitit 2022, kanë mbetur edhe pak ditë. Fillimi i dhjetorit mund t’ju duket pak herët për këto gjëra, planifikimi më përpara në kohë është çelësi për të menaxhuar (dhe për t’i kaluar) festat pa stres.

Vendosni një buxhet

Para se të filloni të mendoni për përgatitjet tuaja për festat e fundvitit, duhet të llogarisni buxhetin tuaj me mençuri.

Si bëhet kjo? Mos harroni të listoni gjithçka që ju nevojitet nga ushqimet, te dekorimet, dhuratat e të tjera me radhë.

Llogarisni të planifikoni sa do të shpenzoni për secilën dhe shkruani gjithçka.

Duke bërë këtë do të keni një ide më të mirë se si të menaxhoni paratë tuaja dhe të evitoni të bëni shpenzime të panevojshme, shpesh të shtyra nga paniku kur afrohet dita e madhe.

Bëni një listë të gjërave që duhet të bëni (dhe filloni t’i blini)

Mënyra më e mirë për të kursyer kohë, mund dhe lodhje është t’i blini dhuratat e festive të fundvitit shumë para kohe.

Për të filluar, krijoni një listë të të gjitha dhuratave që duhet të bëni dhe kërkojini në oferta. Gjurmoni blerjet më të leverdishme dhe përpiquni t’i blini të gjitha dhuratat në gjysmën e parë të dhjetorit.

Në këtë mënyrë do të evitoni stresin e dhuratave të minutës së fundit ose problemet e shpërndarjes me vonesë.

Përgatisni menunë e festave (dhe filloni të blini ato që mundeni)

Nëse do të keni të ftuar gjatë festave, si për drekën ashtu edhe për darkën, do të ishte mirë të fillonit menjëherë të mendonit për menunë.

Nëse jeni në kërkim të ideve, mund të shihni emisione gatimi, të shfletoni revista me receta ose të ndiqni këshillat e shefave më të famshëm. Pasi të keni zgjedhur menunë, shkruani recetat dhe renditni përbërësit në mënyrë që të jeni të përgatitur për Krishtlindje.

Shkruani kartolinat e veçanta me urime.

Një gjë tjetër që shpesh e bëjmë në minutën e fundit është shkruarja e kartolinave për të uruar festa të lumtura.

Pra, pse të mos filloni tani? Nuk ka rëndësi nëse nuk i keni blerë ende dhuratat, thjesht shkruani gjithsesi kartolinat e urimit. Duke bërë këtë, jo vetëm që do të shmangni streset e minutës së fundit, por edhe urimet do të jen më të bukura dhe origjinale sepse do të keni më shumë kohë për t’u kushtuar atyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com