Ministri i Financave, Ervin Mete është paraqitur sot (6 mars) në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) ku është pyetur lidhur me hetimet për dosjen e inceneratorëve në cilësinë e personit që ka dijeni.
Mësohet se Mete është marrë në pyetje për rreth 30 minuta për periudhën kur mbante postin e zv.ministrit të Ekonomisë dhe Financave, ministri që asokohe drejtohej nga ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, i cili sot është në arrati.
Gazetarja e Report Tv, Keti Banushi raporton se Mete është pyetur për rolin që mund të ketë pasur Arben Ahmetaj në shkeljet lidhur me inceneratorët e Fierit dhe Elbasan./m.j