Analistët e emisionit “Të Paekspozuarit” në MCN TV e pyetën deputetin dhe Sekretarin e Përgjithshëm të PD-së, Flamur Noka, se çfarë do të ndodhë nëse gjykata nuk ia jep vulën partisë së drejtuar nga Sali Berisha, por ia lënë Bashës, siç ndodhi tre vite më parë. Noka u shpreh i sigurtë se tre gjyqtarët do t’ia japin vulën partisë së drejtuar nga Berisha, por u kundërshtua nga panelistët.
Pjesë nga biseda
Ylli Rakipi: A keni një plan B për vulën?
Flamur Noka: Vettigu ka përjashtuar Blerina Muçin se ka shkelur ligjin se pranoi palë atë që nuk është palë duke ia dhënë vulën Bashës. Këtu tani çdo gjyqtar që do të guxojë pas këtij vendimi, se Gjykata e Lartë e ka orientuar. Unë kam shpresë se ata gjyqtarë do të kenë integritet.
Me vendimin e gjykatës së lartë dhe përjashtimin e Blerina Muçit ne kemi shpresë se do të bëhet.
Sejamini: Nëse nuk ndodh, duke konstatuar problemin, do të bëni parti tjetër me emër të ri? Nëse e zvarrisin, e zvarrisin dhe 1 muaj e gjysmë para zgjedhjeve ia japin atij tjetrit, çfarë do të bëni?
Ylli Rakipi: Keni një plan B?
Flamur Noka: Pas vendimit do të vij dhe do të flasim.
Ylli Rakipi: Pse ju keni shpresa që do ta merrni?
Flamur Noka: Ylli unë i besoj asaj që është shkruar e zeza mbi të bardhë.
Andi Bushati: Unë vë bast me kë të dojë në botë që në zgjedhjet e ardhshme futeni pa vulë, pa komisionerë, pa Sali, pa asnjë gjë.
Flamur Noka: Nuk dua të paragjykoj asgjë.
Andi Bushati: Unë po se kam 10 vjet që e di se çfarë ndodh.
Flamur Noka: Ata tre gjyqtarë që kanë çështjen të kenë integritet, në të kundërt pastaj…
Neritan Sejamini: Shumë mirë bëni që shpresoni, por a po përgatiteni që të mos përmbushet. Rama e ka bërë këtë gjë dhe kjo është e padrejtë. Por ju nuk mund të bini në kurthin e Ramës duke shpresuar që do të lindë dielli, se dielli mund të mos lindë.
Flamur Noka: Ne jemi ajo forcë që ka përmbysur rregjimin dhe atë simbol nuk ia fal Edi Ramës, askujt.
Neritan Sejamini: Jo mo rregjimin e kanë pëmbysur shqiptarët, ju jeni produkt i përmbysjes.
/a.r