Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 24-vjeçar të shpallur në kërkim. I riu rezulton bashkëpunëtor në kultivimin e 262 kg kanabis, të sekuestruara nga policia në gusht të vitit 2021.
Uniformat blu mësynë në ambientet e një banesë në fshatin Kaninë, e cila ishte përshtatur për kultivimin e kanabisit, duke u shndërruar në një serë ndihmuar edhe nga lidhjet e paligjshme të energjisë elektrike.
Gjatë operacionit, policia arrestoi dy persona, teksa shpalli në kërkim tre të tjerë.
/a.r