Bylykbashi prezanton qëndrimin për reformën zgjedhore: Të rikthehen koalicionet dhe lista të hapura

Nënkryetari i Rithemelimit, Oerd Bylykbashi ka bërë publik qëndrimin për Reformën Zgjedhore, duke iu rikthyer marrëveshjes së 5 Qershorit të vitin 2020, ndërsa kërkoi rikthimin e koalicioneve.

Bylykbashki tha se çdo qytetarë mund të votojë për kandidatin që do, pra lista të hapura për secilin koalicion.

Marrëveshja e 5 Qershorit, ka jo vetëm trajtimin e problematikave të zgjedhjeve. Nuk ka çështje të reja, por rëndim të çështjeve në atë marrëveshje. Është bërë më dramatike situata dhe është cënuar vota e shqiptarëve. Marrëveshja ka konsensusin e palëve politike, që u përshëndet jo vetëm nga ambasadat, është marrëveshje konsensuale dhe bazë e fortë. Edi Rama nuk mund t’i shmanget. Ai e rrëzoi marrëveshjen e 5 qershorit me ndryshe të njëanshme.”, tha ai.

Në një konferencë për shtyp, nënkryetari demokrat, Oerd Bylykbashi tha se, “jemi para jush për të bërë prezantimin publikisht të qëndrimit të PD në lidhje me reformën zgjedhore. Një qëndrim i cili është prezantuar para grupit parlamentar, po ashtu është diskutuar edhe me aleatët e PD në kuadër të Federatës Opozitare”.

Është një qëndrim vazhdoi ai, që përmban pikat kyçe që zgjedhjet në Shqipëri të jenë të lira dhe të ndershme që i jep përgjigje problematikave të rënda që zgjedhjet në Shqipëri kanë pasur këto 10 vitet e fundit, por në mënyrë të veçantë në vitin 2021 dhe 2023.

Kjo platformë e PD i përgjigjet Librit të Zi të Zgjedhjeve 2023, që u konfirmua me të njëjtin ton kritik të rëndë edhe nga raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR. Sigurisht gjuha e përdorur në këtë libër është e ndryshme, por problematika është e njëjtë. Fakti që OSBE/ODIHR në një seri raportesh në rekomandimet prioritare, që ngërthejnë problematikat më të rënda, tashmë i kondensuar çështje të tilla si shitblerja e votës, abuzimi masiv i shtetit në zgjedhje, përdorimi i të dhënave nga sistemi kriminal dhe gjigant i patronazhimit”, deklaroi ai.

Nënkryetari i Rithemelimit, Oerd Bylykbashi shprehu bindjen, që sipas tij,  kjo platformë i jep përgjigje këtyre problematikave në zgjedhje.

E para, PD kërkon rikthimin te Marrëveshja e 5 Qershorit 2020. Kjo marrëveshje jo vetëm trajton të gjitha problematikat e zgjedhjeve, të cilat vetëm sa janë rënduar edhe më shumë, duke e bërë më dramatike situatën e standardeve zgjedhore. Është një marrëveshje që ka konsensusin e palëve politike. Është një marrëveshje që nuk u përshëndet vetëm nga ambasadorët, por u përshëndet edhe nga kancelaritë diplomatike në Uashington, në Bruksel, Berlin e me radhë”.

Sakaq ai duke thënë se, Edi Rama e rrëzoi këtë marrëveshje me ndryshimet e njëanshme kushtetuese të sistemit zgjedhor, Bylukbashi shtoi se, ne kërkojmë që sistemi zgjedhor të rikthehet në parametrin thelbësor që e kishte. Në këtë aspekt, çështja që ne kërkojmë është rikthimi i koalicioneve siç kanë qenë deri në vitin 2020.

“Koalicione të partive politike ku çdo parti shfaqet me emrin e vet dhe kanë kutinë e vet ku zgjedhësi zgjedh partinë që do.  Pra, po kërkojmë listën e hapur të partive të koalicionit.

Aktualisht me ndryshimet kushtetuese të korrikut dhe tetorit 2020, duke hequr koalicionin u bë e mundur të hiqej edhe një mekanizëm tjetër i rëndësishëm siç është formula zgjedhore, e favorshme për partitë politike të mesme apo të vogla.

Duke u rikthyer historisë, ai u shpreh se pse flas për pabarazi vote? Kemi rastin e LSI që mori 108 mijë vota dhe vetëm 4 mandate dhe PSD e Tom Doshit me 30 mijë vota mori 3 mandate. Kjo është një padrejtësi ulëritëse, e papranueshme që fyen çdo standard kushtetues dhe ndërkombëtar.

Ajo që kërkojmë ne që kjo të zgjidhet dhe mekanizmi për këtë të përfshihet në mekanizmin e koalicionit që duhet të kthehet në kod zgjedhor. PD qëndron gjithashtu plotësisht edhe për listat e hapura. Jemi për standardin më të mirë që përdorin shumica e shteteve europiane në këtë aspekt.

Gjithashtu kolona e dytë e rëndësishme që ka lidhje me Marrëveshjen e 5 Qershorit, ne angazhohemi në kuadër të përmirësimit të kuadrit ligjor, në mënyrë të veçantë forcimit të kornizës penale ligjore, të trajtojmë rekomandimet përfundimtare dhe ato prioritare të OSBE/ODIHR të vitit 2021 dhe 2023. Janë rekomandime shumë të rënda dhe na duhen edhe dispozita të reja penale ose të forcojmë dispozitat ekzistuese.

Ndëshkimi të jetë më i fortë ose të detajojmë më mirë shkeljet me figura të reja specifike penale në mënyrë që prokuroria ose SPAK të mos vijnë rrotull dhe t’i hedhin hi në sy shqiptarëve duke bërë sikur hetojnë. Pikërisht mosveprimi i këtyre prokurorive ka prodhuar perceptimin, ndjenjën e pandëshkueshmërisë te këta zyrtarë të administratës, që me urdhër nga Edi Rama dhe ministrave, vendosin të blejë vota.

Gjithashtu ne angazhohemi deklaroi ai që të angazhohemi të kontribuojë që në një kohë sa më të shkurtër të bëjë realitet votën e diasporës. Votën e të gjithë shqiptarëve praktikisht.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com