Bushati përplaset me Nokën: Më mirë të votosh Agron Shehajn, se sa ju që keni Idrizin në koalicion

Flamur Noka i ka shpallur kryetarët e partive të reja, të kapur nga Edi Rama duke i quajtur “pengje”. Ai sulmoi veçanërisht Agron Shehajn, që është larguar nga PD dhe ka themeluar partinë “Mundësia”.

Në emisionin “Të Paekspozuarit” mnë MCN TV, pati një debat mes analistit Andi Bushati dhe Nokës, për këtë çështje. Bushati tha se më mirë të votohet Agron Shehaj, se sa koalicioni i PD që ka brenda edhe Shpëtim Idrizin, i cili me gjasë i merr votat dhe i kalon shumë kollaj te Edi Rama.

Biseda: 


Andi Bushati: Kështu thonë edhe për ju, për kullat dhe Zenin por nuk kemi fakte. Kur shoh Agron Shehajn që skandalin e Unazës e denoncon këtu me ne.. Kur shoh Pano Sokon që ka bërë emisone të tëra kundër Veliajt. Shabani, ka çuar koncesionet në shëndetësi në SPAK. Pra opozitarizmi matet me akte politike. Nesër vjen dikush thotë Bushati nuk është opozitar, hap faqen e Lapsit dhe thotë si lika Rama reklama të oligarkëve? Rëndësi ka aktet që bëj si gazetar dhe jo thashethemet se kush e paguan këtë.

Flamur Noka: Betejën për Thumanë Kashar e ka bërë PD dhe vetëm PD.

Andi Bushati: Zero! Thashë skandalin e Unazës.

Flamur Noka: Eeeee po më fal. Agron Shehaj  i vodhi databazën partisë. Një gjë pati ai dhe e vodhi.

Andi Bushati: Çfarë them unë dhe çfarë thua ti? Nuk e hedh votën djathtas kurrë, por po ta hidhja votën djathtas më parë e hidhja te Shehaj se në një koalicion ku është Idrizi dhe e çon direkt te Rama nesër…

Flamur Noka: Ti voto kë të duash. Por po ju them, ky njeri një gjë pati në dorë dhe e vodhi.

Andi Tela: Nuk e vodhi, ia dhanë.

Stylish GIF

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com