“Burri im është gjithçka”, dedikimi i dashurisë së Liridonës për burrin- vrasës, i cili e çmoi jetën e saj

Në atë që dukej si një marrëdhënie dashurie dhe respekti, u zbulua krimi i tmerrshëm e i paimagjinueshëm i kapërcimit të kufijve njerëzor.

Një mbrëmje, teksa po ktheheshin në banesën e tyre, pas një darke, Liridona Murselit, e cila udhëtonte me makinë me dy fëmijët dhe bashkëshortin, i bënë pritë grabitësit.

Gjërat shkuan keq për Liridonën dhe ajo mbeti e vdekur në automjet, ndërsa burri dhe fëmijët u larguan me trauma, por gjallë. Vjehrri i të resë deklaroi se e reja kishte bërë rezistencë, se ajo kishte 3 mijë euro me vete, se ishin një çift që nuk kishin probleme dhe ishin zhvendosur në Kosovë, duke lënë pas Suedinë.
E vetmja dëshmi e Liridonës, është një dedikim në Instagram, duke shkruar në anglisht: My man is my everything (burri im është gjithçka).

Pasditen e premte, pasi viktima ishte përcjellë në banesën e fundit dhe burri i saj kishte pritur ngushëllimet nga familjarët e miqtë e çiftit, gjithë ngjarja u përmbys. Policia arrestoi një nga autorët e ngjarjes, i cili rrëfeu më pas porositësin e krimit. Ky ishte burri i dashur, Naim Murseliu, i cili siç u raportua kishte paguar 30 mijë euro për vrasjen e gruas.

Në ditët në vijim pritet të dalin prova të reja të përfshirjes apo shfajësisë, si dhe arsyet e rënda të krimit, nëse ai konfirmohet fajtor./Liberale.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com