Burgu bën me paranoja Metën? Sulmon Kryemadhin: U arrestova që në krye të PL të jetë një KryeDumane

Ndërsa ndodhet prej më shumë se dy javbë në qeli, Ilir Meta ka dhënë një intervistë për TopChanel.

Meta veç të tjerash doli edhe në lidhje me ish bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi, të cilën e quajti “KryeDumane”.

Ish-presidenti, e lidhi arrestimin e tij me të ardhmen e drejtimit të PL, kur tha se arrestimi i tij në mënyrë kriminale, erdhi pikërisht që në krye të partisë të vihet Kryemadhi.

“Avokati im është serioz dhe nuk merret me avokatët e klientëve të tjerë,
Unë jam në qeli për të vetmen arsye se jam një kundërshtar i pashantazhueshëm dhe I pa korruptueshëm nga mafia ndërkombëtare dhe Edi Rama
Arrestohet Ilir Meta në mënyrë kriminale në mënyrë që të mos kemi vetëm në krye të SPAK një Duman, por edhe në krye të Partisë së Lirisë një Krye Dumane. Fali o Zot për ëndrrat e tyre”, u shpreh Meta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com