Një 34 vjeçar ka rënë në prangat e policisë sot, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, të cilën e mbante të mbyllur dhe e monitoronte me kamera të instaluara brenda shtëpisë në Kodër Institut.
Bëhet fjalë për të riun Asqeri Mandri i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor. Mësohet se prej pak kohësh ai është kthyer nga Gjermania.
“Falë reagimit në kohë të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3, parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale, në një familje. Mbylli në banesë, bashkëshorten e tij, të cilën e mbikëqyrte me kamera, si dhe ushtroi dhunë ndaj saj, kapet dhe vihet në pranga 34-vjeçari. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, pas informacionit të marrë se një shtetas kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, si dhe e mbante të mbyllur atë, në monitorimin e kamerave që i kishte instaluar brenda në banesë, menjëherë kanë organizuar punën për dokumentimin e plotë ligjor të rastit dhe vënien e autorit të dyshuar, përpara përgjegjësisë penale.
Si rezultat, falë reagimit në kohë të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 u arrestua shtetasi A. M., 34 vjeç, banues në Kodër Institut.Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se 34-vjeçari ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, të cilën e mbante të mbyllur në banesën e tyre ku kishte montuar kamera për të monitoruar lëvizjet e saj. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshën Tiranë, për veprime të mëtejshme”, thotë policia.
Kujtojmë se 10 ditë më parë, një rast thuajse identik u zbulua në kryeqytet ku Jetnor Zhaboli ksihte ngujuar brenda banesës 3 gratë e familjes.
/a.r