GJKKO rikthen në duart e SPAK dosjen “Buka”, për të cilën është marrë i pandehur ish-zv.kryeministri, Arben Ahmetaj.
Gjykata e Posaçme i ka dhënë 3 muaj afat SPAK për të plotësuar hetimet për dosjen ku ish-zv.km akuzohet për “shpërdorim detyre”, me dëm ekonomik rreth 7 miliardë lekë.
Këtë të martë ishte seanca paraprake, ku pritej kalimi i dosjes për gjykim nga GJKKO. Prokurori i çështjen Elvin Gokaj ka afat deri ne datë 10 mars 2025 për të plotësuar hetimet e munguara.
/a.r