Bujar Osmani prezantohet si kandidat për president i BDI-së: Jo Rusisë, Po Europës

Ministri i Jashtëm dhe njëherazi kandidati i BDI për president në Maqedoninë e Veriut, Bujar Osmani mbajti një fjalim sot në konventën e partisë në Kale. Fjalimi i Osmanit në promovimin e tij si kandidat për president ishte, ‘Jo Rusisë, Po Europës’.

Osmani u prezantua në konventë nga kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti. Ndërsa kryeministri Talat Xhaferi në fjalën e tij tha se Osmani përfaqësoi denjësisht Maqedoninë e Veriut në OSBE dhe do të na prij më 24 prill, më 8 maj, ndërsa më 9 maj është festa e madhe.

Bujar Osmani u shpreh se ardhmëria e vendit është e kërcënuar nga Rusia dhe prandaj duhen parë miqtë e vërtetë të vendit, SHBA-BE-NATO.

‘E ardhmja jone është vetëm në Bashkimin Evropian dhe këtë duhet t’ua sigurojmë qytetarëve tanë. Por rruga nuk është e lehtë. Ardhmëria e vendit tonë është e kërcënuar edhe nga jashtë. Rusia nuk është miku ynë. Një nga interesat kryesore strategjike ruse është që Ballkani të mbetet jashtë BE-së dhe NATO-s. Por, në rrugën tonë e kemi zgjedhur që moti! Ne jemi shumë të qartë: për ne Dielli lind në Perendim.

SHBA – BE – NATO…

Këto fjalë duhet t’i përsërisim më shpesh, meqë dikush te ne po harron se kush janë miqtë e kush janë armiqtë tanë. Ne jemi këtu për t’ia kujtuar me vepra gjithsecilit se përcaktimi ynë është një dhe i pakthyeshëm: SHBA – BE – NATO…. Jo Rusia, jo Kina, jo Bjellorusia.’, ka thënë ndër të tjera Bujar Osmani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com