Kokaina dhe krak-u vazhdojnë të rrjedhin lumë. Të shtënat mes bandave rivale gjëmojnë afër zemrës së Brukselit. Policia kap drogën dhe arreston trafikantë pothuajse çdo ditë, por trafikantët vazhdojnë të kthehen sërish dhe popullsia është e ngopur nga të shtënat e armëve.
Ndërsa sasitë rekord të kokainës po kapen në Evropë, krimi i dhunshëm i lidhur me drogën po bëhet gjithnjë e më i dukshëm në kryeqytetin e Bashkimit Evropian.
“Ne jemi kundër organizatave të ngjashme me mafien,”, tha Jean Spinette, krye bashkiak i distriktit Saint-Gilles, ku një burrë u vra një ditë më parë, në kulmin e luftës disaditore midis trafikantëve të drogës.
Një nga të shtënat në Saint- Gilles ndodhi, një ditë përpara Kreshmës, kur shumë shkolla janë mbyllur për të mos lejuar fëmijët të dalin në rrugë. Seria e incidenteve ka alarmuar mbarë kombin.
“Ne duhet të vazhdojmë të investojmë në siguri,” u tha gazetarëve të enjten Ministrja e Brendshme, Annelies Verlinden.
“Ngjarjet e ditëve të fundit tregojnë se ky nuk është një luks i panevojshëm.”
Në Antwerp, porta kryesore për kartelet e kokainës për Amerikën Latine në kontinentin Evropian, dhuna e bandave ka qenë e përhapur prej vitesh.
Me përdorimin e drogës në rritje në të gjithë vendin, autoritetet federale thonë se trafikimi po depërton me shpejtësi në shoqëri. Pothuajse çdo ditë, zyra e prokurorit publik të Brukselit njofton arrestime të reja dhe sekuestrime të mëdha droge dhe parash.
“Është e qartë se këto janë çështje serioze që merren shumë seriozisht,” tha zyra.
Përhapja në rritje e kokainës dhe tregtia e hapur dhe përdorimi i drogës në disa lagje qendrore gjatë vitit të kaluar, kanë përkeqësuar një situatë tashmë të keqe deri në atë pikë sa vjedhjet e vogla, zënkat dhe ngacmimet e turistëve janë bërë lajmet kryesore të përditshme në vendin me 11.5 milionë banorë.
Në vitin 2023, shtatë persona u vranë dhe 131 u plagosën në Bruksel, dhunë kjo e lidhur me drogën, sipas shifrave të policisë të cituara nga gazeta Le Soir.
Vitin e kaluar, policia federale i kushtoi gati 25% të kapacitetit të saj hetimor rasteve të lidhura me drogën në të gjithë vendin, sipas të dhënave të reja të publikuara të enjten.
Spinette tha se nevojitet veprim urgjent për të luftuar organizatat kriminale me lidhje ndërkufitare. Në Bruksel, ndikimi i mafiozëve nga Shqipëria dhe qyteti francez i Marsejës është veçanërisht i fortë.
“Jam i bindur se policia dhe sistemi i drejtësisë mund të jenë të suksesshëm kundër këtij problemi,” tha ministri i Drejtësisë, Paul Van Tigchelt.
Vitin e kaluar, një bos i dyshuar droge nga Marseja u arrestua në Bruksel. Burri ishte subjekt i dy urdhër-arresteve evropiane, njëri prej të cilëve kishte një dënim me 12 vjet burg.
“Ne nuk po flasim për një marrëveshje të vogël lagjeje, apo për një biznes të vogël anësor,” tha Spinette, duke folur për rrjetin televiziv RTBF.
Ai tha se problemi duhet të trajtohet në rrjedhën e sipërme duke çmontuar rrjetet dhe u kërkoi autoriteteve të ndjekin penalisht kriminelët më shpejt për të shmangur “mosndëshkimin”.
Me gjithë zbutjen përgjatë disa rrugëve të mbushura me dyqane, bare dhe restorante, pjesë të mëdha të Saint- Gilles mbeten të varfra.
Vendndodhja e tij qendrore gjithashtu e bën atë një vend të përshtatshëm për tregtarët dhe shpesh përshkruhet nga banorët dhe zyrtarët si një “portë droge”.
Krye bashkiaku tha se trafikantët kthehen vetëm pak orë pas të shtënave, duke zemëruar banorët.
“Ata kanë përshtypjen se asgjë nuk po bëhet,” tha Spinette.
“Trafikantët kthehen brenda një minute. Ka një ndjenjë të pandëshkueshmërisë totale. Një ndjenjë se janë të sigurt nga gjithçka, se po tallen me policinë.”
Vrasja e të mërkurës ndodhi pranë një sheshi që është kthyer në një pikë grumbullimi për të varurit nga droga dhe trafikantët.
Pas operacioneve të policisë vitin e kaluar për të pastruar portën kryesore hekurudhore të Belgjikës, Stacionin Midi të Brukselit, zona e Porte de Hal ka parë një fluks përdoruesish që prishin jetën e banorëve dhe pronarëve të dyqaneve.
“Vërtet ra në qetësi në hapësirën e katër, pesë muajve,” tha një pronar biznesi i cili kërkoi të mos identifikohej për arsye sigurie.
“Ditën tjetër, një djalë po bënte injeksion pranë dyqanit tim. Është një djalë tjetër që vjen shpesh në dyqan me fytyrën e gjakosur. Shumë pronarëve këtu u janë thyer xhamat e dyqaneve. Kjo është e padurueshme.” AP