Këngëtarja Pink ka folur hapur për ëndrrat e vajzës së saj 12-vjeçare, Willow.
Duke folur për PEOPLE, këngëtarja e “So What” zbuloi se vajza e saj Willow Sage, ka ambicie të shumta dhe gjithashtu do t’i bashkohet asaj në skenë në Evropë këtë verë.
“Së bashku po mësojmë një këngë të re, e cila është emocionuese”, tha këngëtarja. “Ajo ende nuk është pajtuar plotësisht me këngën. Asaj i pëlqen shumë teatri muzikor”.
Kur u pyet se çfarë lloji është kënga e re, Pink u përgjigj se është një këngë “Broadway”.
“Ajo ka zë. Është një talent i vogël. Ajo dëshiron të shkojë në Broadway dhe më pas të bëhet kirurge. Ajo është e mrekullueshme”- shtoi ajo, duke zbuluar se ishte Grey’s Anatomy që frymëzoi ëndrrën mjekësore të vajzës së saj.