Braho: Meta me Monikën kanë ndarë rolet dhe po bëjnë lojë. Ish Presidenti ka frikë, e kanë zënë të dridhurat

Ish deputeti i LSI-së dhe PS, Spartak Braho shprehet se Ilir Meta dhe bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi po bëjnë lojë me akuzat në publik ndaj njeri-tjetrit.

Në një intervistë në “Breaking” në Top News, Braho thotë se Meta në të vërtetë ka frikë nga hetimi që ka nisur SPAK ndaj tij.

 A është qasja nepotike problemi më kryesor i Partisë së Lirisë?

E di si është puna? Kjo i ngjan fabulës ku një i marr hedh një gur në pus dhe 100 të mençur nuk e nxjerrin dot. Meta është vënë në qendër të politikës. E tëra kjo është një lojë. Të jep përshtypjen e një të marri, e një të çekuilibruari. Kuptohet që ka një krizë në të menduarit dhe shfaqjen e veprimeve të Metës, sipër kalit dhe gomarit. Ai do të tërheqë vëmendjen me këto veprime. Edhe unë po të isha si gjithë opinioni do thoja “ky njeri ka ikur”. Të gjithë çuditemi pse… Shumë faktorë përzihen në këtë mes. Meta dhe e shoqja e tij sot janë subjekt i hetimeve në SPAK. Ky që e heq veten si të pafajshëm e kanë zënë të dridhurat. Është frika që dominon të gjitha veprimet e tij, shtuar këtu dhe faktin që do të tërheqë vëmendjen. Por them të mos biem në grackën e vendimeve të tij. Meta dhe familja e tij nëse kanë shkelur ligjin do shkojnë të përgjigjen.

Ju e njihni retorikën e tij…

Si këtë herë nuk e kam vënë re kaq të papërgjegjshëm.

Çfarë ndjen Meta?

Vetëm frikë.

Ai s’ka besim te asnjë, as te bashkëshortja e tij…

E dëgjuat sot deklaratën e ambasadës amerikane? Ai ka frikë. Me bashkëshorten ka ndarë rolet “ti do bësh kështu, unë ashtu. Unë do të përzë ty dhe enturazhin që ke pasur afër gjithë kohës”. Braimllari dha dorëheqjen, shefja e kasafortës së Metës doli kundër, Edmond Panariti që është një intelektual i dëgjuar, është larguar.

Po thoni se Meta-Kryemadhi është një krizë e rreme?

Ata janë të lidhur njeri me tjetrin shumë fortë. Kanë ndarë rolet.

Meta ka ofenduar drejtueset femra të partisë…

Ka zgjedhur një variant të të folurit të Sali Berishës. Ka filluar ta kopjojë. Ato janë shprehje të Sali Berishës./m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com