Braçe sulmon Policinë e Divjakës: Ka ndryshuar ligji o të paditur, që ju të mos luftoni më me çatitë e fshatit

Deputeti Erion Braçe i është kundërvënë oficerit të Krimeve në Lushnje, pasi ky i fundit ka arrestuar një qytetar pasi po riparonte çatinë e banesës.

Me anë të një postimi në Facebook, Braçe ka theksuar se oficeri i Krimëve është në shkelje të plotë të ligjit dhe po privon lirinë e qytetarëve. Deputeti socialist shtoi se ka ndryshuar ligji dhe nuk duhet më leje për të ndërtuar çatinë.

Reagimi i plotë:

BOLL MOR BOOOOOOOLL NDALUAT NJEREZSE PO BEJNE CATITE E SHTEPIVE!BOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOLL!Dje pasdite, SEKTORI I KRIMEVE-Sektori i Krimeve eeeee,ne KOMISARIATIN E DIVJAKES, i ka shkuar ne shtepi e ka shoqeruar per NDERTIM CATIJE PA LEJE-ooooo zooooot, MYNYR MUCEN ne CERME PROSHKE;Edhe pse ju be me dije qe PER NDERTIM CATIJE NUUUUUK DUHET ME LEJE, jo vetem e shoqeruan, mbajten aty, por ky oficeri i krimeve-duhet te kete qene shefi i KRIMEVE, i paska thene se “PO I COJ LETRAT E TUA NE PROKURORI, MERR AVOKAT E NDIQE”!Cfare AVOKATI te marre mor I PADITUR, cfare avokati?

A e kupton qe je ne shkelje skandaloze te ligjit, privim te lirise se qytetarit e ne shperdorim skandaloz te detyres?KAAAAAA NDRYYYYYYYSHUUUUUUUUARRRRRRRRR LIGJI OOOOOOOO SHEEEEFIIIII I POLICISE;NUK DUHET ME LEJE PER CATITE E AVLLITE!E NDRYSHUAM LIGJIN E VKMne PERKATESE QE JU MOS LUFTONI ME ME KRIMIN E MADH TE CATIVE NE FSHAT!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com