“Bosët e krimit në Vlorë janë larguar nga vendi pas ekzekutimit me snajper”

Gazetari investigativ Artan Hoxha, duke komentuar ngjarjen e rëndë të Vlorë, të pak ditëve më parë, kur 23-vjeçari, Gëzim Sinomati u vra me snajper në ballkonin e banesës së vet, u shpreh se pas kësaj ngjarjeje të gjithë eksponentët e krimit janë larguar nga qyteti. Sipas Hoxhës, kjo ngjarje ka prishur balancat në atë qytet, ka rënduar situatën dhe pasojat do t’i ndjejmë më vonë.

“Ngjarja e Vlorës nga mënyra e realizimit me snajper është si rezultat i parave që vijnë po nga Ekuadori, nga narkotrafiku. Me ato paratë blihen mjetet, blihen vrasësit. Edhe pas pesë ditësh nuk ka asnjë të arrestuar, të lidhur direkt me ngjarjen. Pjesa dërrmuese e personazheve të krimit në Vlorë nuk kanë qenë aty. Sot ndodhemi para faktit, që pas kësaj ngjarjeje edhe ata bosë të krimit që kanë qenë në Vlorë janë larguar nga Shqipëria deri në qetësimin e situatës, jo se kanë frikë nga RENEA dhe policia, por se nuk e kuptojnë se çfarë po ndodh aty dhe situata ka dalë jashtë kontrollit. Deri në momentin që ata ta kuptojnë se kush është operatori që doli në treg dhe po vret me snajper, ajo lloj vrasje i ka futur në pasiguri të gjithë. Ka prishur balancat në atë qytet, ka rënduar situatën dhe pasojat do t’i ndjejmë më vonë.

Kjo ngjarje ka lidhje me ngjarjet që kanë ndodhur më parë, me zhdukje dhe vrasje personash, që janë tretur kufomat e tyre dhe sot janë pa autorë.

SPAK ka mundësinë, duke nisur nga kjo ngjarje të kërkojë hetimin e personave që janë rrëmbyer të cilët kanë ardhur nga Belgjika dhe janë rrëmbyer, torturuar dhe zhdukur”- u shpreh Hoxha.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com