Borrell me liderët e Ballkanit Perëndimor: Të marrin vendime për të ecur drejt integrimit

Përfaqësuesi i lartë për politikë të jashtme i Bashkimit Evropian, Xhosep Borell (Josep), është takuar në Nju Jork (New York) me iderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor, me të cilët është diskutuar në lidhje me sfidat gjeopolitike.

Po ashtu, gjatë këtij takimi, theksi u vu te nevoja për harmonizim strategjik me Bashkimin Evropian për ruajtjen e stabilitetit rajonal.

Në një postim të shpërndarë nga vetë Borell në rrjetet sociale, ai shprehet se Ballkani Perëndimor është pjesë integrale e së ardhmes së Evropës.

Po ashtu, sipas Borell  anëtarësimi në BE është i arritshëm, me kusht që reformat kyçe të ndiqen.

Në takimin me emisarin e BE-së, morën pjesë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, kryetari i Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, Denis Beçiroviq, zëvendëskryeministri për Çështjet e Jashtme dhe Evropë i Malit të Zi, Filip Ivanoviq dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com