Kur Çim Peka njoftoi intervistën me Arben Ahmetajt nga arratia, paralajmëroi “bomba” nga ky i fundit.
Ndaj dhe intervista u prit me kërshëri.
Por siç ndodh rëndom, asnjë “bombë” nuk shpërtheu.
Arben Ahmetaj e përdori intervistën për të treguar se ai është një burrë i ndershëm dhe viktimë e Edi Ramës.
Tha se Rama, Veliaj, Balluku, janë të korruptuar, ndryshe nga ai.
Dhe se janë pronarët realë të inceneratorit të Tiranës.
Por, për të gjitha pretendimet e tij, nuk paraqiti asnjë fakt.
Vetëm fjalë.
Fjalë që i kemi dëgjuar edhe para se t’i thoshte Arben Ahmetaj.
Se i thotë përdita nga ballkoni Sali Berisha.
Nga Ahmetaj pritej të fliste me letra në dorë, jo me aludime.
Deri sa të paraqisë faktet, ai mbetet një politikan nën hetim për korrupsion, që zgjodhi të arratisej dhe jo të përballej me drejtësinë.
Dhe natyrisht i pabesueshëm, për sa kohë thotë se Rama, Veliaj e Balluku janë të korruptuar, ndërsa ai nuk ka asnjë mëkat korrupsioni mbi vete, edhe pse aktualisht jeton në shtetin më të shtrenjtë në botë, Zvicër, me paratë e kushedi se kujt!
TemA