“Bomba në dosje dokumentash”, Rusia: Kemi prishur disa komplote ukrainase për vrasjen e oficerëve të lartë

Rusia ka thënë se ka prishur disa komplote ukrainase për të vrarë oficerë të rangut të lartë dhe familjet e tyre në Moskë.

Sipas mediave të huaja, Shërbimi Federal i Sigurisë, pasardhësi kryesor i KGB-së së epokës sovjetike, i njohur si FSB, tha se plani përfshinte bomba të maskuara si banka elektrike ose dosje dokumentesh.

“Shërbimi Federal i Sigurisë i Federatës Ruse ka parandaluar një seri tentativash për vrasje ndaj personelit të lartë ushtarak të Ministrisë së Mbrojtjes”, tha agjencia.

“Katër shtetas rusë të përfshirë në përgatitjen e këtyre sulmeve janë arrestuar”, thuhej më tej nga FSB.

Këto pretendime vijnë pak më shumë se një javë pasi shërbimi i inteligjencës i Ukrainës SBU vrau gjeneral-lejtnant Krillov, i cili ishte shefi i Trupave të Mbrojtjes Bërthamore, Biologjike dhe Kimike të Rusisë.

Agjencia e lajmeve Reuters raportoi se një burim SBU konfirmoi se Ukraina qëndronte pas asaj goditjeje, e cila u bë jashtë ndërtesës së banesës së zotit Krillov me një bombë të bashkangjitur në një skuter elektrik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com