Shemsi Premçi ka deklaruar në “3D nga Alban Dudushi” që autori i ngjarjes së fierit ku humbi jetën efektivi i policisë “Shqiponja” ka pasur njohje me armët e zjarrit dhe duket që ka bërë qitje në poligonet e natyrës.
“A do kishim një reagim të policit nëse do ishte ballë për ballë apo do ishte me i shpejt Azgani, këtu ka të bëj me përgatitjen. Ai ka bërë stërvitje në poligonet e natyrës , aty ku bëjnë shumë shqiptar nga bota e krimit stërvitje”, deklaroi Premçi.
Ai deklaroi se, duhet të gjykojmë me gjakftohtësi të madhe, se kemi të bëjmë me një krim kundër shtetit, pavarësisht se kush është autori që ka një skedë të larmishme kriminaliteti nga i ati, i vëllai dhe vetë Azgani.
“Sipas informacioneve autori i ngjarjes ka qenë i skeduar dhe ai lëvizte gjithmonë me armë. Sipas të dhënave punonjësi i policisë është goditur nga mbrapa”.
/a.r