Të paktën 10 njerëz kanë vdekur në Francë, Itali, Belgjikë, Britani, Gjermani dhe Holandë, shumica nga rënia e pemëve, pasi stuhia ‘Ciaran’ fshin gjithçka në rrugën e saj me erëra që arrijnë shpejtësinë 200 mph.
“Bomba e motit”, siç e kanë quajtur ekspertët këtë fenomen ekstrem të motit, goditi veriperëndimin e Francës dhe jugperëndimin e Anglisë të mërkurën mbrëma përpara se të nisej për në Holandë, Belgjikë, Gjermani dhe Itali.
Shumë zona të paarritshme në Francë
Të paktën 523 mijë familje mbeten pa energji elektrike, bëri të ditur mëngjesin e sotëm zëdhënësi i qeverisë, Olivier Veran. Nga 375 deri në 480 milionë euro, sipas vlerësimeve të para, janë dëmet nga fenomeni i motit ekstrem që ka përfshirë vendin gjatë 24 orëve të fundit, sipas gazetës franceze “Le Figaro”.
Në të njëjtën kohë, rreth 3000 persona janë mobilizuar për të rivendosur furnizimin me energji elektrike.
“Stuhia është larguar, por ka ende shumë zona që mbeten të paarritshme, kryesisht për shkak të pemëve të shkulura që kanë mbyllur shumë rrugë”, tha drejtori i rrjetit të shpërndarjes së energjisë elektrike.
“Shërbimet e urgjencës dhe Departamenti i Zjarrfikësve kanë marrë mbi 10,000 thirrje”, shtoi zëdhënësi i qeverisë franceze.
Storm Ciaran Slams Northern Europe
In France, more than 1.2 million people were left without electricity, while some UK schools have been closed due to bad weather, media reports. pic.twitter.com/gpE2HrJQtE
— MOCez🇷🇺🇱🇾🇮🇶🇾🇪🇨🇳🇵🇰🇵🇸🇸🇾🇮🇳🇮🇷🇰🇵 (@Mousacisse1) November 3, 2023
Dje, një shofer kamioni u vra në Francën veriore, kur automjeti i tij u godit nga një pemë, tha ministri i transportit i vendit, Clement Bonn, duke u kërkuar qytetarëve të shmangin udhëtimet e panevojshme. “Ne shohim që rrugët mund të çojnë në vdekje në këto kushte”, theksoi ai për rrjetin radioteleviziv “France-Info”.
Ndërkohë një 70-vjeçar në portin e Havres ka humbur jetën pasi ka rënë nga ballkoni. Erërat e forta e morën atë deri në vdekje.
Në të njëjtën kohë, Ministria e Brendshme e Francës njoftoi sot se të paktën 15 persona u plagosën nga stuhia ‘Ciaran’, duke përfshirë shtatë zjarrfikës.
Një fëmijë 5-vjeçar ka vdekur nga moti i keq në Belgjikë
Dy persona kanë humbur jetën nga rrëzimi i pemëve në qytetin belg të Gentit. Një nga të vdekurit është një fëmijë pesëvjeçar. Në të njëjtin incident, një djalë 3-vjeçar u plagos lehtë, tha në një deklaratë zyra e prokurorit publik të Gentit.
Disa të plagosur në Holandë
Mediat holandeze raportuan se disa persona u plagosën nga rrëzimi i pemëve në Holandë dhe një person iu nënshtrua plagëve të marra në qytetin jugor Venray.
Pesë të vdekur në Itali
Pesë persona në Toskanë kanë vdekur deri tani pas mbërritjes së stuhisë “Ciarán”, siç shkruan Guardian.
Presidenti i Toskanës, Eugenio Giani, shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në rajon, duke e përshkruar situatën si “me të vërtetë shumë serioze”.
Shumë shkolla janë vënë në mbyllje ndërsa përmbytjet e mëdha kanë kthyer në lumenj në disa pjesë të Italisë qendrore dhe veriore.
la mia assoluta vicinanza a che vive lì, ad esempio la mia migliore amica.
FORZA TOSCANA ❤️🩹🫂pic.twitter.com/oWjMAjBsKl
— giorgia🍫 (@misonoesaurita) November 3, 2023
Në Prato, një qytet afër Firences ku vdiqën dy nga viktimat, të dy të moshuar, kryebashkiaku Marco Biffoni tha se ishte i tronditur kur pa dëmet e shkaktuara nga stuhia.
Për shkak të stuhisë së fortë është përmbytur edhe spitali “Santo Stefano” në qytetin e Pratos. “Pas një nate shkatërrimi, ne do të përveshim mëngët për të pastruar dhe për ta kthyer qytetin tonë në normalitet”, theksoi Biffoni.
Në të njëjtën kohë, autoritetet u bëjnë thirrje banorëve të qëndrojnë në shtëpitë e tyre.
Arrivano immagini drammatiche della spaventosa #alluvione in #Toscana, un pensiero e un abbraccio alle persone in difficoltà. #CampiBisenzio #Prato #Arno pic.twitter.com/qzKs3b1ptd
— Cad Bane 🇮🇹🇪🇺🌱🌍Parody (@_Brick_Block_) November 3, 2023
Milano dhe zonat përreth në rajonin e Lombardisë u goditën nga stuhi të forta në fillim të kësaj jave, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe përmbytje të liqenit të Comos.
Në disa rajone veriore sot ka paralajmërime për fenomene të rrezikshme moti. Pak më parë autoritetet italiane njoftuan se katër persona rezultojnë të zhdukur.
Britania: Qëndroni larg bregdetit
Dhe në Mbretërinë e Bashkuar, mijëra njerëz kanë mbetur pa energji në orët e fundit pasi stuhia ‘Ciaran’ rrëzoi linjat e energjisë elektrike.
Rojet Detare dhe Bregdetare të Britanisë u kanë bërë thirrje njerëzve të qëndrojnë larg bregdetit, ndërsa disa zona në Anglinë jugore janë evakuuar.
“Qëndroni larg situatave të rrezikshme”, shkruan agjencia britanike në X (ish-Twitter), duke shtuar: “Nuk ia vlen të rrezikoni jetën tuaj me një selfie në kushte stuhie”.
Një grua 46-vjeçare ka humbur jetën nga rrëzimi i një peme në Gjermani
Në vargmalin e Harzit, një grua 46-vjeçare ka humbur jetën nga rrëzimi i një peme.
Stuhia ‘Ciaran’ është drejtuar në veri të bregdetit gjerman me qytetarët të paralajmëruar për mbërritjen e saj, thotë Shërbimi Meteorologjik Gjerman.
Shpejtësia e erës pritet të zvogëlohet gjatë orëve në vijim, por stuhitë dhe reshjet do të vazhdojnë edhe gjatë fundjavës./Liberale.al