Boçi flet hapur: Ta vazhdojmë luftën për t’i dhënë liri, liderit tonë Sali Berisha

Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi, i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka dhe deputeti i PD, Tomorr Alizoti, mori pjesë sot në një takim me demokratët e Vlorës.

Në fjalën e tij, Boçi ndër të tjera tha se kauzat e “Rithemelimit” lidheshin me Berishën dhe jo me opozitarizmin.

“Sot ne jemi në luftë. Unë nuk e përdor fjalën betejë se e kanë shpërdorur, por ama jemi në një luftë që na e kanë imponuar, në të cilën banditët me kostum politik apo pa politik, duan që të na asgjesojnë me çdo kusht, që të mos luftojmë, të mos bashkohemi.

Edi Rama ka përdorur gjithçka për të na asgjësuar, të gjithë arsenalin e tij korruptim dhe kriminal, bashkë me drejtësinë e re që e ka shndërruar në kobure të vjetër politike, duke lobuar non gratën e Sali Berishës dhe duke e arrestuar atë. Dhe në rrafshin parlamentar, duke dashur t’i heqë hapësirën jetike opozitës në Kuvend. Nuk ia doli dot. Lufta ende vazhdon. Dhe tani nuk jemi vetëm. Këshilli i Ambasadorëve Amerikanë ia tha troç se shpallja non grata e Berishës është antiligjore, është lobuar nga ky pisi, nga Edi Rama, me kanalet e tij korruptive dhe ky është kryeministri që pastron para me ndërtime, bashkëpunon me krimin dhe ka eliminuar proceset zgjedhore në Shqipëri.

Ta vazhdojmë luftën tonë për t’i dhënë liri, liderit tonë Sali Berisha, sepse është i burgosi politik i regjimit dhe lufta jonë për liderin tonë është simbolika politike më e fortë e PD-së, e luftës sonë ndaj këtij regjimi!”.

/f.s

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com