Bloomberg: Çfarë do t’i kërkojë Putini, Trumpit për fundin e luftës në Ukrainë

Tre vite nga lufta në zemër të Europës mes Rusisë dhe Ukrainës, duket se ka nisur diskutimi rreth “pazarit” për dhënien fund të konfliktit.

Përfundimi i kësaj lufte është një kërkesë absolute dhe e përsëritur nga Presidenti i ri amerikan Donald Trump.

Sipas Bloomberg, Rusia planifikon të vendosë kushte strikte për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Kështu, Rusia do të kërkojë që Ukraina të ndërpresë lidhjet me NATO-n dhe të mos anëtarësohet asnjëherë, duke marrë statusin si shtet neutral. Po kështu, të ketë numër të kufizuar të trupave ushtarake.

Sipas Bloomberg, Rusia do të kërkojë gjithashtu që të mbajë 20% të territorit ukrainas që ka pushtuar prej vitit 2022, përfshirë edhe Krimenë që e aneksoi në vitin 2014.

Këto janë kushtet që Putin pritet t’i kërkojë Trumpit në negociatat për përfundimin e luftës në Ukrainë.

Por këto kushte pritet që të mos pranohen nga Ukraina.

Nga ana tjetër, instituti amerikan “Yorktown” bën të ditur se bisedimet për paqen pritet të nisin para Pashkëve.

Sipas sondazheve, ukrainasit e refuzojnë kategorikisht shkëmbimin e territoreve.

Ndërkohë, ministri i Jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov ka vlerësuar qëndrimin e fundit të SHBA.

“Rusia është e gatshme të ulet për të diskutuar garancitë e sigurisë. Kur Presidenti Trump të marrë detyrën dhe të formulojë qëndrimin e tij për çështjen e Ukrainës, ne do ta studiojmë atë. Megjithatë, vetëm sepse kanë filluar të flasin më shumë për realitetin në terren, kjo është diçka për t’u lavdëruar”, u shpreh Lavrov.

Presidenti amerikan Donald Trump, që pritet të marrë zyrtarisht detyrën pas disa ditësh, kërkon me ngulm përfundimin e luftës mes Rusisë dhe Ukrainës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com