Bllokoi sistemet GPS/OKB kërcënon Rusinë: Ndalo menjëherë!

Rusisë i është kërkuar të ndalojë ndërhyrjen në sistemet satelitore evropiane me kontrollin e trafikut ajror që thuhet se është rrezikuar.

Ka qene Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit, organ i OKB i cili shqyrtoi një sërë ankesash nga Ukraina dhe katër vende të Bashkimit Evropian: Franca, Holanda, Suedia dhe Luksemburgu në lidhje me ndërhyrjet e supozuara në muajt e fundit.

Ata pretenduan se sinjalet GPS ishin bllokuar, kontrolli i trafikut ajror ishte komprometuar dhe kanalet televizive të fëmijëve u ndërprenë për të treguar imazhe të dhunshme të luftës në Ukrainë.

Duke shtuar se ndërprerjet në rrjetet satelitore dukej se e kishin origjinën nga stacionet tokësore të vendosura në zonat e Moskës, Kaliningradit dhe Pavlovkas.

Për këtë arsye i kane kërkuar Rusisë që të ndalojë menjëherë ndërhyrjet e saj dhe të nisë menjëherë hetimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com